Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kinolli kundërshton deklaratat për mediat rome: Janë mjet jetik për ruajtjen e gjuhës e identitetit

Gazeta10
10 May 2025 - 13:31

Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli ka reaguar pas deklaratave të zv.ministrit Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”.

Sipas tij ato përmbajnë gjuhë denigruese ndaj mediave rome dhe gazetarëve të përkushtuar që çdo ditë kontribuojnë me profesionalizëm në informimin dhe fuqizimin e komunitetit rom në Kosovë.

Ai në reagimin e tij ka shkruar se partitë politike ndose kanë qëndrime të ndryshme politike, sulmet personale ndaj mediave nuk mund të pranohen.

“Si ish-anëtar i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, prioriteti im ka qenë gjithmonë konsolidimi dhe zhvillimi i mediave rome, dhe kjo do të mbetet synimi im politik e institucional”, thuhet ndër tjerash në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.