Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Votimi elektronik në Vorë/ PS kryeson në kutitë e para, PD ndjek me diferencë të madhe, Meta vetëm 1 votë

Gazeta10
11 May 2025 - 20:35

Procesi i votimit elektronik ka sjellë rezultatet e para në Vorë, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka dalë në avantazh të dukshëm. Nga kutitë e para të numëruara, PS ka siguruar 222 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike me vetëm 73 vota.

Ndërkohë, të dhënat për partitë më të vogla tregojnë një mbështetje modeste, me Blendi Gonxhen që rezulton kandidati më i votuar deri tani në këtë zonë. Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është fakti se Ilir Meta i cili është në listë të hapur ka marrë vetëm 1 votë në këtë fazë të numërimit.

Numërimi vijon në ritme të shpejta dhe KQZ pritet të publikojë rezultatet për kutitë e tjera brenda pak orësh. Të dhënat paraprake po japin një pamje të qartë të tendencës së votuesve në këtë bashki, ku PS duket se po dominon bindshëm garën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.