Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më

Gazeta10
11 May 2025 - 21:23

Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, kujtuan tmerrin që ndodhi aty, dhe premtuan se kjo të mos ndodh kurrë më.

E para e vendit tha se në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, të pranishmit ndjen peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojnë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë.

“Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.