
Forcat e Sigurisë së Kosovës, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, sot i vizituan pjesëmarrësit e seminarit të 102-të, të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Kosovë.
Këta pjesëmarrës u kryesuan nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare, Ruxandra Popa, teksa pritën nga shefi i stafit të FSK-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KDS -së kolonel Mehmet Lladrofci.
Para të pranishmëve u paraqiten të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëhëherësh u diskutua për sfidat dhe kërcënimet në rajon dhe më gjerë.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, ata po ashtu u njoftuan edhe me kapacitetet që ofron Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, prezantoi misionin dhe strukturën, kurset dhe trajnimet, planet për të ardhmen, bashkëpunimin bilateral me vendet partnere që po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të KDS-së.
Të pranishmit patën mundësinë të shohin edhe disa nga stërvitjet që janë duke u realizuar në KDS./Gazeta10