
Energjia, mbrojtja dhe drejtësia në qendër të marrëveshjeve miliardëshe ShBA-Arabi Saudite
Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Oborri Mbretëror Saudit, ndërsa mediat e huaja janë duke raportuar për detaje mbi marrëveshjet që ai ka nënshkruar me princin saudit.
Sipas BBC-së, deri më tani dihet se në marrëveshje përfshihen;
Një memorandum mirëkuptimi për energjinë
Një letër synimi për bashkëpunim në fushën e kapaciteteve të ardhshme mbrojtëse, që raportohet se përfshin deri në 100 miliardë dollarë në blerje armësh amerikane nga Arabia Saudite
Një memorandum mirëkuptimi për burimet minerale
Një memorandum mirëkuptimi me Departamentin Amerikan të Drejtësisë
Bashkëpunim në fushën e hapësirës dhe sëmundjeve infektive
Është bërë e ditur se më vonë gjatë ditës, presidenti amerikan do të mbajë edhe një fjalim në një forum investimesh ShBA-Arabi Saudite.