Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet afër vijës kufitare Kosovë-Serbi personi i zhdukur në Kllokot

Gazeta10
13 May 2025 - 16:34

Është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur dje në komunën e Kllokotit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Personi është gjetur sot në orët e pasdites në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Serbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë”, tha ai.

Policia tha se i falënderon të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.