
Të gjitha partitë politike të ftuara, e kanë pranuar ftesën e takimit konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani si shkak i gjendjes politike në vend.
Sipas analistit politik, Jeton Zogiani nuk pritet të ketë risi as nga ky takim.
Për të, zgjidhja e ngërçit politik duhet të kaloj tek Gjykata Kushtetuese.
“Si pasojë e të kaluarës së presidentes, unë mendoj se nuk ka çka jep dhe se çka ofron për me dal nga ky ngërç i krijuar. Përtej kësaj, mendoj se këtë problematikë duhet ta zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuse. Presidentja nuk mendoj se ka më bë zgjidhje të përshtatshme“,deklaroi ai në emisionin Gazeta në Kanal10.