Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

88 kuti larg “finishit”/ Ky është rezultati nga zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta10
13 May 2025 - 19:10

Deri në orën 18:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5137 kuti votimi nga 5225 (98.22%) që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është rritur në 52 mandate, pasi ia rimori Partisë Mundësia të Agron Shehajt.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 245 mijë vota para.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.