Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pastrimi” e ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionë euro

Gazeta10
13 May 2025 - 22:41

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se është detyruar ta ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e komunës së Prishtinës.

Kjo sipas “Pastrimit” për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë eurove.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve”, thuhet në njoftim,

Tutje, “Pastrimi” i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të veprojë urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.