Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu-Hyseni ia kthen Muhaxherit të LDK-së: Bëni pra ju NUMRAT!

Gazeta10
14 May 2025 - 22:03

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar Gazmend Muhaxherit të LDK-së, i cili në “Politiko” tha se nëse LVV-ja nuk i ka numrat t’i lirojë rrugën partisë së dytë. 

Ajo ka thënë se në çfarë do forme LVV-ja do të bëjë të pamundurën që ta formojë Qeverinë Kurti III.

“Atëherë si do t’i bëjnë numrat ata nëse ne lëshojmë rrugë. Ky është vullneti i qytetarëve që VV-ja të jetë e para dhe LDK-ja të jetë e treta”, ka thënë ajo.

Duke folur për propozimin e LDK-së, ajo ka thënë se nuk është në dorën e LDK-së që të jap propozime të tilla, pasi është partia e tretë.

“E kemi partinë e tretë, e cila bënë vazhdimisht përpjekje që të marrë rolin e të parit kinse me iden për ta nxjerr situatën prej bllokadës së krijuar, ndërkohë kemi parë që është subjekt i vetëm politik që ka thënë se në asnjë formë nuk marrim pjesë në votime”, ka thënë Kryeziu-Hyseni. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.