Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: Memli duhet të shkëputet nga hija e Thaçit e Veselit, ndryshe s’do të sihet si alternativë

Gazeta10
10 October 2022 - 21:00

Komentatori politik Ardian Çollaku ka thënë se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ende s’ka arritur të shkëputet nga hija e së kaluarës, nga ish-kryetarët e kësaj partie të cilët sot janë të paraburgosur në Hagë.

Sipas Çollakut ky subjekt politik, nëse s’do arrijë të shkëputet nga kjo e kaluar, nuk do të shihet as si alternativë nga qytetarët, shkruan Gazeta10.

 “Krasniqi duhet ta bëjë këtë shkëputje, që të mos jetë ajo hija që e ndjek e Thaçit e Veselit. Nëse Krasniqi nuk arrinë të jetë ai kryetari real, edhe PDK-ja s’do të shihet si alternativë. Krasniqi duhet ta kthej naracionin dhe të veproj si lider i partisë. Të mos e ndjekë hija e liderëve të kaluar. Deri sot, PDK, LDK e AAK s’kanë arritur të bëjnë opozitë të mirë. Prej 14 shkurtit kemi një goditje të këtyre partive. PDK-ja s’ka arrit në opozitë të akomodohet, të jetë ajo partia lidere opozitare dhe ta nxjerr një kauzë e cila e sfidon seriozisht këtë Qeveri”, tha Çollaku në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.