Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka rënditur të mirat e liderit të kësaj partie, Memli Krasniqi në debatin e Politikos për përvjetorin e 23-të të themelimit të kësaj partie.
Hoxha mes tjerash ka theksuar se Krasniqi e ka vetëm një të metë, e ajo është zgjimi i hershëm, derisa e ka quajtur atë “njeri të natës”, shkruan Gazeta10.
“Memli është shumë i vendosur dhe shumë i sinqert. Diçka që është e pazkontë sot në politikë. Është super intelegjent, super punëtorë dhe i pandalshëm. Veç një të metë e ka, zgjimin herët. Përndryshe, nuk frikësohem për rolin e Memlit. Nuk zgjohet herët. Është njeri i natës”, tha Hoxha në Politiko. /Gazeta10