
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.
Vetura është goditur teksa ishte duke shkuar në drejtim të Prishtinës dhe pas goditjes ka humbur drejtim për të përfunduar brenda servisit të automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe autoambulanca për të transportuar të lënduarit ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.
Aksidenti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, të lënduar kanë mbetur katër persona.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti.