Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zv.ministri i Punëve të Jashtme takohet me ministrin e për Çështje Kulturore të Bangladeshit

Gazeta10
11 October 2022 - 9:11

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka takuar ministrin e Shtetit për Çështje Kulturore të Republikës së Popullit të Bangladeshit, KM Khalid, raporton Gazeta10.

Ahmeti dhe Khalid biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua mbi Marrëveshjen për Kulturë, e cila është në fazën e përfundimit dhe pritet të nënshkruhet së shpejti. Të dyja delegacionet identifikuan aktivitete të shumta të përbashkëta ku mund të ketë bashkëpunim.

Në fund, Ahmeti e falënderoi ministrin Khalid për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Bangladeshit ndaj Kosovës. Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.