Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Të shtëna me armë në Rakoc të Gjakovës

Gazeta10
24 May 2025 - 9:29

Në fshatin Rakoc të Gjakovës dje rreth orës 14:50 është raportuar në polici për disa të shtëna me armë zjarri.

Një pronar i një shtëpie ka vërejtur se në murin e shtëpisë së tij dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga këto të shtëna.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm”, njoftoi policia në raportin 24-orësh,

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.