
Në raportin 24 orësh policor, është arrestuar një person pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur në Novobërdë, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, prindërit e të dyshuarit kanë raportuar rastin në polici pasi i dyshuari mashkull kosovar kishte sjellur në shtëpi viktimën e mitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa viktima i është dorëzuar familjes së saj.
Novobërdë 10.10.2022 – 13:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkë viktimën femër kosovare kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij. Nga prindërit e të dyshuarit është raportuar rasti në polici, pasi që viktima dhe i dyshuari janë të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa viktima u është dorëzuar familjes së saj./Gazeta10.