Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Befasi në Gjilan – Këta janë kandidatët potencialë të partive politike

Gazeta10
28 May 2025 - 22:02

Autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me kandidaturat për të parin e Gjilanit.

Sipas Sadikut, Alban Hyseni do të rikandidojë nga VV-ja, ish-nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli do të jetë propozimi i LDK-së, ndërsa ekonomisti, Arben Mustafa do të përfaqësojë PDK-në.

“Aleanca nuk e dimë. Ka mundësi që t’a përkrahë një nga kandidatët tjerë. Për Gjilanin kështu është folur, nuk është konfirmuar”, ka shtuar Sadiku.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar komentatori politik, Mentor Shala i cili e ka parë si humbje të LDK-së moskandidaturën e Lutfi Hazirit.

“Është e çuditshme për Gjilanin, ka qenë gjithmonë bastion i LDK-së. Mirëpo masanej u mor prej Vetëvendosjes ajo pjesë. Nashta e ka si strategji Luta, mos me dalë nihere në fillim, po me dalë në fund. Përndryshe, nëse nuk del vetë Luta në Gjilan, atëherë i fiton prapë Alban Hyseni zgjedhjet”, ka thënë Shala në Politiko.

E sipas komenatorit politik, Blerim Gashi ky kombinim del të jetë interesant, por me rezultat të pritshëm.

“Ky komibimi është interesant. Në këtë kombinim mes Mustafës, Ismajlit dhe Hysenit, del komplet prej lojës LDK-ja, sipas mendimit tem”, ka thënë Gashi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.