Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Champions League, Milan sot pritet të përdorë “muskujt” kundër Chelseat, formacioni i mundshëm me ndryshime

Gazeta10
11 Tetor 2022 - 16:37

Këtë herë i dëmtuar është De Ketelare, të cilit i është diagnostikuar një mbilodhje muskulore që do ta mbajë larg për takimin e sotëm dhe atë të së dielës kundër Veronës.

Ndërkohë, rikuperohet Junior Mesias që do të jetë në stol ndaj Chelseat.

Gjendja e të dëmtuarve dhe fitorja me Juventusin detyron Piolin që të propozojë formacionin që fitoi të shtunën.

Gabia dhe Tomori do të luajnë në qendër, teksa në krahë do të mbulohen nga Teo dhe Kalulu. Treshja e sulmit do të jetë Diaz dhe Leao pas shpinës së Giroud.

Në mesfushë Tonali dhe Benaccer do të përbëjnë digën e zakonshme dhe në mbështetje të tyre do të jetë Krunic pasi kuqezinjtë sot pritet të rreshtohen me skemën 4-3- 3, e cila synon densitet në mesfushë për të mbyllur sa më shumë hapësira.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.