Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Tingujt e Rock ‘n’ Roll-it dhe Blues-it rikthehen fuqishëm në zemër të Prizrenit nga grupi legjendar “Gripin”,

Gazeta10
03 June 2025 - 18:30

Festivali i shumëpritur “Prizreni Rock and Blues Music Festival”, në edicionin e tij të tretë, këtë vit sjell një surprizë të madhe për të gjithë adhuruesit e muzikës rock, ku për herë të parë në Kosovë, do të ngjitet në skenë sensacioni i rock-ut turk – grupi legjendar “Gripin”!

Me një stil unik që ndërthur rock-un alternativ, popin dhe tingujt autentikë të muzikës tradicionale turke, “Gripin” ka rrëmbyer zemrat e publikut në mbarë Evropën dhe më gjerë.

 

Tani, është radha e publikut kosovar të përjetojë emocionin, energjinë dhe fuqinë shpërthyese të performancës së tyre live. Të njohur për tekstet e tyre të thella dhe meloditë që godasin drejtpërdrejt në zemër, Gripin kanë bashkëpunuar me emra të njohur të skenës muzikore si Emre Aydın, Pamela Spence, Ferman Akgül dhe Gazapizm.

Karriera e tyre është kurorëzuar me çmime prestigjioze si Altın Kelebek për “Grupi më i mirë i ri” në 2007 dhe Kral Türkiye Müzik Ödülleri për “Grupi më i mirë muzikor” në 2011. Por, surprizat nuk mbarojnë këtu!

Përveç Gripin, festivali do të sjellë në skenë edhe emra të njohur të rock-skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e shndërruar Prizrenin në epiqendrën e muzikës rock dhe blues për disa net të paharrueshme.

Vendosni datat në kalendar dhe përgatituni për një festival që nuk duhet humbur – sepse “Prizreni Rock and Blues Music Festival” këtë vit do të dridhë qytetin me ritme të zjarrta, pasion dhe adrenalinë të pastër rock-u!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.