Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Osmani priti në takim ambasadorin e Katarit, Emiri i Katarit së shpejti në Kosovë

Gazeta10
11 October 2022 - 16:47

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme. Kështu ka njoftuar Zyra e Presindetes.

Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.