Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Koha kur Daut Haradinaj luante me Ronaldon

Gazeta10
04 June 2025 - 13:45

Në qytetin e Pejës në vitin 2000 është zhvilluar një ndeshje miqësore dhe simbolike mes ekipit të Kosovës, të përbërë nga ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (tashmë pjesë e TMK-së), dhe ekipit të KFOR-it italian.

Pjesë e kësaj ndeshje nga ana e ekipit të Kosovës ishte edhe ish luftëtari Daut Haradinaj, ndërsa nga ana e KFOR-it ishte futbollisti i njohur Ronaldo.

Ndeshja ka mbajtur gjallë kujtimet e bashkëpunimit dhe miqësisë mes forcave ndërkombëtare dhe popullit të Kosovës në vitet e pasluftës.

Ajo që e bëri këtë ndeshje veçanërisht të veçantë ishte pjesëmarrja e një emri të madh të futbollit botëror: Ronaldo, legjenda braziliane dhe ish-lojtar i Interit.

Ronaldo ka dhuruar për ekipin e Kosovës, në këtë rast ish-ushtarët e UÇK-së, fanella zyrtare të ekipit italian Inter Milan, duke krijuar një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Fanellat u shpërndanë me respekt dhe mirënjohje për sakrificën dhe rolin që këta burra patën në çlirimin e vendit.

Ndeshja, përveçse sportive, ishte edhe një ngjarje me domethënie të thellë shoqërore dhe historike, një simbol i bashkëjetesës dhe vlerave të përbashkëta në ndërtimin e paqes.

Ky takim mbetet një shembull unik i mënyrës se si sporti mund të shërbejë si urë lidhëse mes popujve, edhe në periudha të pasigurta e të vështira.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.