Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sheholli: Osmani e Kurti nuk janë transparent për iniciativën franko-gjermane

Gazeta10
11 October 2022 - 17:52

Fatmir Sheholli – Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, nuk janë transparent për iniciativën franko-gjermane.

Ai në Info10, ka deklaruar se nuk ka arsye që Kurti ta mbajë të fshehtë këtë dokument, raporton Gazeta10.

“Edhe atëherë, edhe tash nuk janë transparent as presidentja, as z.Kurti. Nuk është bash e rrugës, ta parashtrojmë para opinionit, por nëse ka arritë në duar tona ai dokument, prej kujt po e fsheh z.Kurti? Nuk ka arsye për këtë cështje”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.