
Ka dështuar për herë të 30-të me radhë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo e radhës është caktuar për të premten, më 13 qershor.
Lidhur me këtë, avokati Taulant Hodaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk pritet që ta zgjedh këtë çështje.
Hodaj në “Politiko” potencoi se nuk ka vullnet politik për daljen nga kjo situatë.
“Pse nuk është paraparë edhe për zgjedhjen e Kuvendit afatet siç janë për zgjedhjen e Qeverisë mundet me dhënë naj interpretim pak të tillë, por nëse ka keqvullnet prapë munden me gjetë një pengesë tjetër”, ka thënë Hodaj. /Gazeta10