Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Të fortit e LDK-së e ftuan vetëm 3 herë Këshillin e Përgjithshëm”, Murtezaj flet pasi doli kundër propozimit të Abdixhikut

Gazeta10
11 June 2025 - 22:05

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, ka folur ekskluzivisht në “Politiko” pasi doli kundër paralajmërimit të liderit të subjektit, Lumir Abdixhiku, për prezantimin e një agjende qeverisëse për siç tha ai, pa konsultim me organet statutare të partisë.

Murtezaj tha se sipas statutit të LDK-së, një propozim të tillë mund ta bëjë vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Forma e vendimmarrjes së këtij kur propozohen propozime të rëndësishme dhe serioze për Kosovën, në statusin e LDK-së është e qartësuar është vetëm kompetencë dhe përgjegjësi e Këshillit të Përgjithshëm dhe të vije një propozim kaq madhor si një lloj përformance është e papranueshme”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka thënë se brenda një viti vetëm 3 herë është thirrur Këshilli i Përgjithshëm.

“Brenda një viti e gjysmë vetëm 3 herë e kanë thirrur të fortit aktual Këshillin e Përgjithshëm. Nuk e ka komoditetin as LDK-ja dhe as Kosova që të bie në duart e mentalitetit autokratik, kjo nuk do të lejohet”, tha Murtezaj. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.