Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Blinken flet për bisedën me Kurtin: Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral

Gazeta10
11 October 2022 - 23:52

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka treguar për bisedat telefonike që ka pasur sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqin.

Blinkeni në Twitter ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për rëndësinë e partneritetit bilateral dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

“Pata bisedë të mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për rëndësinë e partneritetit tonë bilateral dhe angazhimet e Kosovës drejt intregimit evropian dhe euro-atlantik. Po ashtu e kam falënderuar Kosovën për përkrahjen e palëkundur për Ukrainën”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.