Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama poston fotografi të të zhdukurve të Kosovës pak para nisjes në Strasburg

Gazeta10
12 October 2022 - 8:54

Sot, më 12 tetor, në orën 15:30, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Europës. Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare, raporton Gazeta10.

Rama ka postuar fotografi të të zhdukurve të Kosovës, derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë 60 minuta në dispozicion për të mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të këshillit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Më 21 korrik, kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet nga Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.