
Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, ka deklaruar se sipas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore për arsye të shembjes së rrugës nacionale te vendi i quajtur Kërshi i Kajushës, raporton Gazeta10.
“Ministria e Financave sjell për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve si rezultat i shembjes së rrugës nacionale në vendin e quajtur Kërshi i Kajushës. Për këtë qëllim ministria ndan mjete buxhetore në vlerë prej 300 mijë eurove.”, tha Makreshi./Gazeta10.