
Paraqitja dhe arsyetimet e Aleksandar Arsenijeviq pas bastisjeve në pronën e tij, sipas komentatorit politik, Fidan Rama janë mashtrime e viktimizime.
Sipas Ramës, për t’u vërtetuar pafajësia siç thuhet nga vet ai, duhet ballafaquar me sistemet e drejtësisë në shtetin e Kosovës.
“Që nga minuta e parë po e luan rolin e viktimës, po viktimizohet në mënyrë ekstreme për gjithçka që ka ndodh. Më duket e panevojshme forma se si viktimizohet. Po e shoh kontravers, rrjedhimisht edhe mashtrues. Situata është e qartë, nëse e pranon që ajo pronë është e tij, më të voglën arsye e ka që të vijë e ta mbroj të vërtetën e tij. Krejt çka po du me i thënë është me ardh në Kosovë dhe me u ballafaqu me atë se çfarë po shohim ne”, deklaroi ai.