Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lufta Rusi-Ukrainë, deri më tani janë regjistruar 29.916 të vdekur

Gazeta10
12 October 2022 - 14:39

Teksti: Albina Kastrati

Në fillim të vitit 2021 deri në muajin e parë të vitit 2022, Rusia vendosi masa ushtarake përreth Ukrainës duke përfshirë edhe Bjellorusinë fqinje. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) akuzoi Rusinë se po përgatitet për një pushtim të Ukrainës, gjë që qeveria ruse në atëkohë e mohoi.

Më pas presidenti rus Vladimir Putin, kritikoi zgjerimin e NATO-s dhe kërkoi që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në këtë aleancën ushtarake.

Ai gjithashtu shprehu pikëpamjet irredentiste ruse dhe vuri në dyshim të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar, duke deklaruar në mënyrë të rreme se shteti ukrainas u krijua nga Vladimir Lenini nën Bashkimin Sovjetik.

FINBARR O’REILLY FOR THE NEW YORK TIMES

Më 21 shkurt 2022, Rusia njohu zyrtarisht Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut dhe dërgoi haptazi trupat ruse në territoret e kontrolluara nga separatistët e Ukrainës. Tre ditë më vonë, Putin u shfaq në një transmetim televiziv dhe njoftoi fillimin e një “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, duke sinjalizuar fillimin e pushtimit të plotë të Rusisë në shtetin ukrainas.

Deri më tani, Reuters ka mbledhur statistika sa i përketë humbjeve fatale dhe dëmeve materiale të shkaktuar nga lufta ende e pranishme në Ukrainë.

Rreth 29.916 njerëz të vdekur, të paktën 53.616 njerëz me lëndime jo vdekjeprurëse, përafërsisht 14 milion njerëz të zhvendosur, 140,000 ndërtesat e shkatërruara dhe përafërsisht 350 miliardë dollar dëmtime prone./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.