
Nata e sotme e Champions League është mbyllur me humbjen e Barcelonës në “Camp Nou” kundër Inter. Interi ka shënuar dy herë në fillimin e pjesës së dytë për të marr epërsinë ndaj Barcelonës me rezultat 2-3.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Barcelonën, ku edhe kaloi në epërsi me golin e Ousmane Dembeles.
Por pjesa e dytë nisi shumë mirë për mysafirët që shënuan që në rastin e parë.
Një pasim i gjatë nga Bastoni gjeti Nicolo Barellan që pranoi topin në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-1.
Kur pritej që Barcelona të rikthehej, në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi një gol shumë të bukur për 2-1.
Por Barcelona u kthye sërish në lojë me Robert Lewandowskin që shënoi për 2-2, pasi një devijim nga mbrojtja.
Por Interi nuk kishte ardhur për barazim dhe në minutën e 89-të, gjeti golin e epërsisë me Robin Gosens që mori një asistim të bukur nga Martinez për 3-2.
Lewandowski barazoi shifrat në kohën shtesë, me një goditje me kokë për 3-3
Kristjan Asllani ka mundur të jetë hero i Interit, kur i vetëm me Ter Stregen nuk shënon.
Interi ka shtatë pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Barcelona ka katër pikë.
Bayern Munichu vazhdon të jetë pa konkurrencë në Grupin C – që është etiketuar si ‘grupi i vdekjes’. Skuadra gjermane regjistroi edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje duke triumfuar në udhëtim te Viktoria Plzen (4-2).
Liveprooli ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Rangers me rezultat tenistik 7-1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke bërë një hap të madh drejt kalimit tutje nga faza e grupeve.
Ndeshja nisi shumë keq për Reds që pësuan në fillim të ndeshjes.
Scott Arfield gjeti rrjetën në minutën e 17-të, pas një pasimi të bukur të Ryan Jack.
Por pastaj gjithcka foli në të mire të Livepool të cilën shënuan fitore të thellë me shtatë gola të shënuar në Glasgoë.
Napoli e ka regjistruar edhe fitoren e katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Ajaxin (4-2) edhe në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.
Pas fitores së katërt (12 pikë), Napoli e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe tash i mbetet ta sigurojë edhe vendin e parë në Grupin A.
Ajaxi (me tri pikë) do të shpresojë në gabimet eventuale të Liverpoolit dhe në rezultatet pozitive në dy ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar tutje.
Atletico Madridi ka barazuar me Club Brugggen me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Brugge me këtë barazim ka dhjetë pikë dhe ka kaluar nga faza e grupeve, pasi Atletico si e dyta është me katër pikë.
Rezultatet tjera të mbrëmjes ishin:
Bayer Leverkusen 0-3 Porto, Sporting – Marsielle 0-2 dhe Totenham – Eintrach Frankfurt 3-2.