Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Edicioni i tretë i Rock & Blues Festival, Sadiku e Gashi ndajnë detaje eksluzive

Gazeta10
21 July 2025 - 20:49

Ndryshe prej transmetimeve të kaluara, Politiko këtë javë vjen me një atmosferë tjetër.

Direkt nga Prizreni, atje ku po mbahet Rock & Blues Festival, si më i madhi në trevat shqiptare.

Gazetari dhe moderatori i këtij programi, Kushtrim Sadiku përgjatë transmetimit atje do të sjell edhe intervista e detaje eksluzive.

Artistë të shumtë vendor e ndërkombëtar pritet ta elektrizojnë skenën për të gjithë artdashësit e këtij zhanri muzikor.

E detaje rreth organizimit ndau Hekuran Gashi, i cili në prononcim për televizionin Kana10, Prizrenin mes tjerash, e cilësoi si qyteti i lidhjes së rokerëve.

Prizreni njihet për lidhjen e shqiptarëve por tash njihet edhe lidhjen e rokerëve që i mbledhim në Prizren. Sot fillojmë me shumë krenari e përgjegjësi edicionin e tretë të festivalit, për të cilin është bë shumë punë. E fillojmë me super bende, Këtë vit jemi kujdes që nata e parë me qenë bombastike“, tha Gashi mes tjerash, teksa detaje tjera pritet të publikohen gjatë natës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.