
Në natën e dytë të Rock Festivalit në Prizren skena pritet të elektrizohet nga bendi i famshëm, Elita 5.
Në transmetim ndryshe prej herave të kaluara, emisioni Politiko i sjell nga afër pamjet tek shikuesit, e mes tyre edhe intervistat me artistët e ndryshëm të këtij zhanri muzikor.
“Në fillimet tona ka pasur shumë rock grupe në Maqedoni por për fat të keq nga ajo gjeneratë duket se kemi mbetur vetëm ne.Ne kemi mbetur sepse e kërkon publiku. Valoni është kitaristi më i mirë në shqiptari, dhe kam fat që e kam afër meje“, tha Arif Ziberi nga bendi Elita 5.
Ndërkaq edhe anëtari tjetër i këtij grupi, Valon Gashi pati për të thënë disa fjalë.
“Unë i kam ndëgju disa që i kanë pasur gitaristët e mirë. Ndërkaq tani, jemi grupi i vetëm shqiptar që jetojmë nga rocku“.
Ndryshe, për herë të tretë me radhë, Festivali Rock& Blues vazhdon të sjell frymën e zhanrit rock tek qyteti i Prizrenit.