
Qytetarë të shumtë u mblodhën sonte në Prizren, atje ku po mbahet nata e dytë e festivalit Rock & Blues me performues bendin e famshëm Elita 5.
Teksa grupi ka filluar parapregaditjet e performancës, në prononcim për Kanal10, ata shprehën emocionet e tyre.
“Është një event që unë e adhuroj, krejt këngët e Elita5 janë të adhuruara për mua, për ata kam ardh edhe sot”, tha njëra prej tyre.
“Festivalet e rokut më ndjekin, jam rritur me muzikë rok, në Shqipëri na ka munguar andaj e kemi mundësinë këtu, në tokën e vëllezrëve tanë”, tha tjetri.
“Kam ardhur për Elita 5 dhe Minatorin, e këngën Me Fal”, tha një qytetare tjetër e cila me entuziazëm priste të niste koncerti.