
Mohamed Salah u bë protagonist në fare pak minuta në fitoren tenistike që Liverpool arriti përballë Glasgow Rangers në Ligën e Kampionëve, me rezultatin 1-7.
Ai u fut në minutën e 68’ në fushën e lojës dhe nga minuta e 76’ deri në 81’, arriti të realizonte një tripletë.
Ky është tre-golëshi më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve, i cili u realizua në 6 minuta e 12 sekonda, por jo vetëm kaq.
Gjithashtu ai tani mban rekordin për lojtarin me më shumë gola të shënuar për një skuadër angleze në Champions.
Momo Salah këtë sezon është i shumë kritikuar për formën e tij në Premierligë duke realizuar vetëm dy gola. Në mediat Angleze po qarkullon një lajmë ku thuhet se Liverpool dhe PSG do të donin të bënin një shkëmbim Salah-Mbappe pasi ky i fundit po dëshiron me cdo kusht largimin nga Ligue 1.