Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lewandowski pas barazimit: Inter skuadër e vështirë për tu mposhtur

Gazeta10
13 October 2022 - 16:06

Sulmuesi Robert Lewandowski ishte lojtari më i mirë i Barcelonës kundër Interit. Ai shënoi dy gola, por nuk mjaftuan për të fituar dhe katalanasit janë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve. 

Në fund të sfidës, Lewandowski ishte një nga të paktët lojtarë të Barçës që foli për mediat duke u shprehur se ishin shumë të dobët në mbrojtje.

“Ne donim të shënonim më shumë gola aq shumë sa ndonjëherë harronim mbrojtjen dhe kundërsulmet e rivalit tonë. Interi u fut shumë lehtë nën portën tonë dhe krijoi situata që i lanë ata me një dopietë. Ne kemi pasur shumë dëmtime në ekip në javët e fundit, nuk është e lehtë të ndryshosh formacionin gjatë gjithë kohës. Na mungon stabiliteti dhe ndoshta kjo është arsyeja pse u shfaqëm të dobët”, u shpreh polaku.

“Interi është një kundërshtar i vështirë për sulmuesin. Ata mbrojnë pesë lojtarë dhe ka një mesfushor mbrojtës. Kështu që ne u përpoqëm të sulmonim me më shumë lojtarë në mënyrë që njëri prej nesh të humbiste mbulimin. Shënuam tre gola, por pranuam të njëjtën gjë. U zhgënjyem që nuk fituam”, përfundoi deklaratën Lewandowski.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.