
Stefano Pioli i riktheu lavdinë Milanit edhe një herë duke fituar Scudetton dhe klubi thuhet se po përgatitet ta shpërblejë atë me një kontratë të re afatgjatë.
Trajneri 56-vjeçar italian iu bashkua kuqezinjve në tetor të 2019-ës, duke qenë zëvendësuesi i Marco Giampaolos së shkarkuar dhe menjëherë filloi të punojë në një projekt përkrah menaxherëve Paolo Maldini dhe Frederic Massara.
Siç raportohet nga Tuttosport, kontrata aktuale e Piolit me Milanin skadon në vitin 2023, por përmban një opsion për një vit tjetër, por klubi dëshiron ta lidhë atë me një marrëveshje të re.
Ideja aktuale është të ect përpara me një kontratë shumëvjeçare, më të gjatë se vetëm dy vjet, dhe palët do të punojnë për një marrëveshje në javët e ardhshme.
Që nga ardhja e tij në tetor 2019, Pioli ka udhëhequrë në 149 ndeshje të Milanit, mesatarisht 1.97 pikë për ndeshje.