Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vdes një fëmijë

Gazeta10
01 August 2025 - 9:26

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë lënduar.

Sipas raportit policor, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës.

Të lënduarit janë tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë me shtetësi kosovare.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëra prej tyre, një fëmijë, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.