Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Video-incizimi sjellë masa ndëshkuese për shoferin në Pejë, Policia i shqipton 200 euro gjobë

Gazeta10
01 August 2025 - 11:31

Policia e Kosovës ka shqiptuar një masë ndëshkuese për një qytetar pas publikimit të një video-incizimi në një portal mediatik, ku shihet një individ që tejkalon kolonën e automjeteve në rrugën “Konstandini i Madh” në Pejë.

Pas identifikimit të kundërvajtësit, ai është ftuar në Stacionin Policor në Pejë, ku janë shqiptuar masat si: Gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative në patentë shofer, masë mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë intensifikimin e aktiviteteve për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.