Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Maratona parazgjedhore në Politiko, Sadiku: Do të udhëtojmë nëpër qytete, do sjellim risi për shikuesit

Gazeta10
18 August 2025 - 18:51

Ndryshe prej transmetimeve tjera, sonte me shumë risi nis sezoni i “Politiko”.

Teksa në epiqendër mbetet fushata parazgjedhore lokale, moderatori dhe gazetari, Kushtrim Sadiku tha se ky emisioni do jetë  gjithnjë e më pranë shikuesve.

Sonte nis sezoni i ri i Politikos me një qasje pak më ndryshe, emisioni do të jetë në dy dimensione.  Do të sjellim një risi për shikuesit për arsye se do të përpiqet që të udhëtoj nëpër Kosovë. E kam bërë sot me udhëtimin e zhvilluar në Ferizaj, do të sjell intervista me kandidatët për kryetarë të komunave“, tha ai.

Mes tjerash, Sadiku tha se në “Politiko” do të diskutohet tematika të ndryshme, në interes të publikut.

“Sonte do të jetë super ballafaqim, Arbër Rexhaj – Blerta Deliu”, bëri të ditur, Sadiku në lidhje me transmetimin e parë të sezonit të ri në Politiko.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.