
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në intervistën e dhënë për Politiko përmendi insvestimet e bëra në këtë qytet.
Sipas tij, me realizimin e tyre është arritur krijimi i një infrastrukture dhe bashkimi i pjesëve të qytetit.
“Do i bëjmë hap pas hapi, por me rëndësi kemi kriju infrasktrukturë dhe zgjerimi i qytetit na ka detyruar që ne të marrim masa në trafikun urban. Ende ka çështje që mund të bëhen më mirë por me rëndësi kemi filluar” tha mes tjerash ai.