Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Federatës së Hendbollit i besohet organizimi i Kampionatit Mesdhetar

Gazeta10
20 August 2025 - 11:36

Pas paraqitjes në Kampionatin Botëror U19 në Egjipt dhe organizimit të Kampionatit Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur një tjetër sukses në rrafshin ndërkombëtar.

 

Federatës sonë i është besuar organizimi i Kampionatit të Hapur Mesdhetar për hendbolliste të reja. Është kjo ngjarje shumë cilësore, ku paraqiten ekipet kombëtare të disa prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar në Evropë.

 

Pritet pjesëmarrja e deri në 14 ekipeve kombëtare.

 

Kampionati i Hapur Mesdhetar për të Reja do të mbahet prej 8 deri më 15 shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë. Të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë hendbollistet e lindura në vitin 2010 dhe më të reja.

 

Kampionati Mesdhetar në Prishtinë do të jetë i 19-ti me radhë për lojtare të reja.

 

Kampionati i kaluar u mbajt në Podgoricë në shkurt të këtij viti. Morën pjesë plot 13 ekipe kombëtare. Pos Kosovës e Malit të Zi morën pjesë edhe Spanja, Rumania, Sllovakia, Kroacia, Sllovenia, Italia, Turqia e disa kombëtare të tjera.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.