
Adrian Çollaku në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun në “Politiko”, ka folur rreth ngjarjeve të sotme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në diskutim e siper për Kryeparlamentarin e zgjedhur sot, Dimal Basha, u tha se është bullizuar për shkak të fjalorit të tij.
Çollaku më tej tha se për të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm për disa prej tyre ka respekt sepse për të tjerët, sipas tij flet puna vetë. Ai mendon që po të mos ishte Albin Kurti, ata nuk do të mund të gjenin as punë e të mos kenë as rrogë sepse për të gjithë e dimë se si kanë arritur deri aty ku janë. “Ata çdo mëngjes që zgjohen duhet të luten Albin kurti shyqyr që egziston”, tha Çollaku më tutje./Gazeta10