
Fatime Hajdari në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun në “Politiko”, ka folur rreth ngjarjeve të sotme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Hajdari tha se propozimi më ideal i Lëvizjes Vetëvendosje ishte Albulena Haxhiu, por për fat të keq nuk mundi të sigurojë votat e saj për kryeparlamentare. Ajo tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka obliguar që të propozohet dikush tjetër për kryetar Kuvendi dhe të zgjidhet patjetër një person, ku LVV pati propozime të ndryshme por përfundimisht u zgjodh, Dimal Basha./Gazeta10