
Aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Yllka Gashi, ka njoftuar se filmi “Zgjoi” do të shfaqet edhe në Austri, raporton Gazeta10.
Gashi ka publikuar edhe listën e kinemave ku do të jepet filmi.
Shfaqja e parë do të jetë në Vienna.
Në një shfaqje speciale në Linz me 26 Nëntor do të marrë pjesë edhe znj. Fahrije Hoti
Këtu keni postimin e plotë:
“Të dashur miq,
Nga data 21 Tetor, filmi “Zgjoi” do të nisë shfaqjen në kinematë austriake.
Në këtë link mund të rezervoni biletat për shfaqjen e parë në Vienna:
Lista e disa prej kinemave ku do të shfaqet filmi:
Filmhaus Vienna
Village Vienna
Admiralkino Vienna
Ëels Programmkino
Moviemento Linz
Gröbming
Das Kino Salzburg (Në fund të Nëntorit)
Rechbauer Graz
KIZ Royal Graz
Volkskino Klagenfurt
Leokino Innsbruck
Filmforum Bregenz 27.10.
Nexus Saalfelden 27.10.
Radstadt Filmfestival (Nëntor)
Shfaqje speciale në Linz me 26 Nëntor ku do të jetë e pranishme edhe znj. Fahrije Hoti.
Shpërndajeni lajmin mes familjarëve e miqëve që jetojnë në Austri dhe kanë dëshirë ta shohin filmin.
Falemnderit shumë!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10