
Christopher Nkunku është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Milanit.
“Rossonerët” kanë bërë hapa konkretë për sulmuesin francez gjatë orëve të fundit dhe edhe vetë lojtari është pajtuar për një kalim në “San Siro”.
Nkunku do të kalojë të Milani në mënyrë permanente, me transferimin që pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro.
27-vjeçari nuk bëntë pjesë në planet e Chelseat për sezonin e ri dhe kjo do të jetë aventura e tij e parë në futbollin italian.