
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski është tunduar nga dy oferta të larta në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Dy skuadra nga Arabia Saudite raportohet se i kanë ofruar polakut kontratë me pagë dyfish më të lartë nga kontrata aktuale me Barcelonën.
37-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe është në vitet e fundit të karrirës, prandaj nuk përjashtohet mundësia e një kalimi në Lindjen e Mesme.
Barcelona shpenzoi plot 45 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2022 nga Bayern Munich.