Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Albulena Haxhiu sqaron çështjen e mbajtjes së dy detyrave njëkohësisht: Në momentin që jam bërë nënkryetare, jam liruar nga detyra e Ministres

Gazeta10
01 September 2025 - 20:49

Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Nëse i mban apo jo dy detyra njëkohësisht, Haxhiu e dha një sqarim për këtë çështje. Ajo tha se tre nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë votuar në pako sepse ka pasur konsensus ndërmjet partive politike si Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, prandaj kemi marrë 100 vota të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Albulena Haxhiu tha se në momentin që është bërë nënkryetare, automatikisht është liruar nga detyra si Ministre e Drejtësisë dhe se e gjithë kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Në momentin që jam bërë nënkryetare, jam liruar nga detyra e Ministres së Drejtësisë në detyrë, prandaj gjithçka ka shkuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.