
Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Për lajmet e fundit që po fliten kundrejt Kryetarit të Kuvendit Dimal Basha se ai është bashkëautorë i një libri në të cilin shkruhet se UÇK-ja është organizatë terroriste, por që Jana Arsovska ishte ajo që e kishte shkruar atë, Haxhiu tregon se si u ndje kur e kuptoi këtë çështje.
Haxhiu tha se për këtë ka folur Dimal Basha dhe se gjatë kohës që ai po deklarohej para mediave pas mbledhjes së kryesisë, ajo personalisht e kishte dëgjuar Bashën teksa ka kërkuar falje dhe ka thënë që nuk ka pasur informacion për një shkrim të tillë. Basha veçse ishte sqaruar se ai jepte pergjegjësi vëtëm për artikullin e tij në lidhje me radikalizmin islamik dhe jo për atë se çfarë kanë shkruar bashkëautorët e tij.
“Për këtë ka folur Kryetari Dimal Basha, dhe unë gjatë kohës derisa ai po deklarohej para mediave pas mbledhjes së kryesisë, unë e dëgjova Bashën që ishte hera e parë që e kishte parë një shkrim të tillë”.
Haxhiu tha se ai e kishte përmendur se pjesa që ka bërë ai, që është kontribnut i tij, ka qenë fragmenti që lidhet me radikalizmin islamik dhe është distancuar nga pjesa tjetër dhe natyrisht qe Basha thotë se nuk ka qenë fare në dijeni për diçka të tillë.
“Une e dëgjova me veshët e mi Kryetarin e Kuvendit derisa tha kështu dhe që ka kërkuar që të largohet shkrimi i tij nga ky botim”.
Ai kerkoi falje që nuk ka qenë i vëmendshëm sa duhet, është një periudhe që nga viti 2012, kur Basha nuk ka qenë fare ne Vetëvendosje dhe ka qenë në Amerike e jo në Kosovë, natyrisht që një kohë që ka qenë shumë e largët dhe që nuk lidht me atë çka ky mendon per UÇK-në./Gazeta10