
Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
ALbulena Haxhiu në emisionin “Politiko” Kanal10, e ka komentuar deklaraten e Organizatës së Veteranëve të cilët kanë thënë se Dimal Basha duhet të shkakrohet nga posti si Kryetar i Kuvendit, pasi që ai është antiUÇK, dhe se është autoë i librit ku flitet kundër UÇK-së.
Haxhiu tha se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit nuk është e drejtë, shkruan Gazeta10.
Albulena Haxhiu tha se nuk donte të fliste shumë për këto organizata, pasi që sipas saj ato më suhmë duken si parti politike dhe jo si organizatë. “Ata më shumë flasin kundër Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje sesa për një parim ose çështje si këto”, tha Haxhiu në “Politiko”.
“Këta që sot flasin e akuzojnë VV-në dhe Bashën që janë kundër UCK-së, pikërisht këta, po flas për opozitën, gjatë kohës sa kanë qenë në Qeveri e shkoi gjatë dy dekada, nuk kanë bërë asgjë për ti adresuar krimet e luftës”, shtoi Haxhiu më tutje.
Ajo tha se nuk e toleronte edhe pjesën tjetër kur këta që nuk kanë bërë asgjë për me i adresu krimet e luftës serbe në Kosovë, me na akuzu neve që jemi anti UÇK sepse është akuzë shumë e rëndë.
“Nuk e toleroj sepse këta nuk kanë bërë asgjë për me i adresu krimet e luftës serbe në Kosovë, me na akuzu neve sot që jemi anti UÇK është akuzë shumë e rëndë, sepse nuk kanë qenë vetëm këta në UÇK dhe shumë prej tyre në emër të UÇK-së janë pasuruar pas luftës, por jo të gjithë fatmirësisht. Dhe mos të flasin këta për UÇK sepse nuk e kanë vetëm këta të drejtën për me fol për UÇK”, shtoi Haxhiu./Gazeta10