Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova gati për Kampionatin Botëror të boksit

Gazeta10
02 September 2025 - 8:52

Kampi përgatitor i Kombëtares së Kosovës në boks është drejt përfundimit dhe përfaqësuesja është gati për sfidën e radhës, Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool.

Në përbërjen e ekspeditës së Kosovës do të jenë boksierja Donjeta Sadiku (60 kg), boksierët Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg). Përfaqësuesen e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësit Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli.

Ekipi i Kosovës udhëton më 2 shtator drejt Liverpoolit, aty ku do të masë forcat me boksierët më të mirë të botës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.